Sytë nga “Arena Kombëtare”: Finalja e UECL, si rreshtohen Roma e Feyenoord

by admin
Spread the love

E para finale e Conference League, Roma-Feyenoord, do të zhvillohet sonte në “Arenën Kombëtare” në Tiranë prej orës 21:00.

Një duel i shumëpritur në vendin tonë, ndërkohë që vëmendjen e ka tërhequr atmosfera dhe sherret e tifozëve një ditë më parë.

Edhe sot do të jenë të pashmangshme situata të tilla, por shpresat janë që tani vëmendjen ta kenë të gjithë të fusha e blerta. Trajnerët Jose Mourinho dhe Arne Slot kanë menduar për formacionet e skuadrave të tyre.

Dëshira është e madhe të fitojnë e të gëzojnë tifozët e tyre të shumtë që kanë ardhur në Tiranë, si dhe të tjerët që do ta ndjekin nga ekrani në Itali e Holandë.

Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Oliveira, Zaleëski; Pellegrini, Zaniolo; Abraham

Feyenoord (4-2-3-1): Marciano; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Kokcu; Nelson, Til, Sinisterra; Dessers. / oversport.tv

Foto: Conference League, Twitter

You may also like