Synon të luajë në Champions sezonin tjetër, Rudiger refuzon United

by admin
Spread the love

Antonio Rudiger ka refuzuar Manchester United. Mbrojtësi gjerman, të cilit i skadon kontrata me Chelsean në qershor, kërkohet nga shumë klube elitare europiane, mes të cilave Juventus, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Ndër të parët që lëvizën për të bërë të vetin mbrojtësin ishin “djajtë e kuq”, por sipas asaj që shkruan “Manchester Evening News” Rudiger ka refuzuar ofertën e tyre.

Duket se refuzimi nuk ka ardhur për shkak të pagës së ofruar, por për faktin se United rrezikon seriozisht që të mos luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. / Oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club Facebook

You may also like