Sylvinho: Jemi për fitore! Barazimi nuk është një opsion

by admin
Spread the love

Shqipëria ka ardhur në Moldavi për të fituar.

Kështu deklaroi trajneri Sylvinho në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të transfertës moldave, teksa theksoi se nuk mendon asnjë rezultat tjetër përveç suksesit.

Tekniku kuqezi pranoi se edhe vendasit kanë objektivat e tyre dhe do të luajnë për fitore, teksa shtoi se është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion për këtë takim.

Do të shohim një skuadër që luan për fitore, apo që kujdeset për të mos humbur?

Mendoj se të dy skuadrat do të luajnë për fitore në këtë takim. Është një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi jemi në fund të një rruge dhe të dy skuadrat kanë objektivin e tyre të përbashkët, të shkojnë në Europian. Kemi bërë një pjesë të mirë të rrugës, por na mungon ende një biletë zyrtare dhe e dimë që na pret një finale, për ta fituar dhe për t’u kualifikuar.

Sa do t’i komplikonte objektivat një humbje në Moldavi?

Shumë. Një rezultat negativ këtu do të na shtonte shumë presionin për sfidën e fundit. Jemi munduar të menaxhojmë entuziazmin dhe të përgatitim mirë këtë ndeshje, pasi duam të fitojmë këtu. Ne mendojmë gjithmonë për ndeshjen e radhës dhe këtë herë jemi përgatitur për të marrë maksimumin ndaj Moldavisë.

A do të luajë Shqipëria për fitore, apo do të provojë të marrë maksimumin me pak zgjuarsi taktike?

Ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra, qoftë për kundërshtarët që ke përballë, por edhe për rëndësinë e tyre. Ne vijmë për fitore dhe do të provojmë të bëjmë më të mirën. Nuk mund të ndryshojmë mënyrën tonë të të luajturit, por do të modifikojmë diçka në aspektin strategjik, për të marrë masat mirë për kundërshtarët që kemi përballë. Moldavia nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi dhe është e sigurt që të dyja do të luajnë për fitore në fushë, në takimin e nesërm.

Si është gjendja e grupit para kësaj ndeshjeje?

Jemi në rregull, ndonëse na mungon Ajetit për shkak të një dëmtimi. Të gjithë lojtarët që janë këtu, kanë qenë gjithmonë në grumbullimet e tjera dhe janë gati për të bërë më të mirën. Jemi të kompletuar.

Si ndihet skuadra në aspektin psikologjik, kur ju duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar? Do të mjaftoheni me atë një pikë, apo do të kërkoni të 6 pikët?

Jemi një skuadër e mirë, e qetë dhe e vetëdijshme që asgjë nuk ka përfunduar, ndaj do të kërkojmë të marrim maksimumin. Të dy skuadrat shkojnë në fushë për të fituar dhe do të provojnë ta bëjnë këtë për 90 minuta.

Moldavia na njeh mirë, pasi kemi luajtur një ndeshje ndaj tyre. A e bën kjo më të vështirë ndeshjen nesër?

Ishte një grup shumë i fortë që në mars dhe tani jemi në nëntor me 4 skuadra që luftojnë për një vend në Europian. Ne jemi në vendin e parë dhe kemi bërë çdo gjë mirë, ndaj avantazhi ynë është që jemi në krye, por nuk ka përfunduar. Do të luajmë një finale ndaj Moldavisë dhe kemi shumë punë për të bërë e shumë pikë për të fituar.


Top Channel

You may also like