Sylvinho fokusohet tek mbrojtja e Kombëtares – Shqip

by admin
Spread the love

Stërvitje për të eliminuar goditjet nga këndi të polakëve

Në një përballje që në letër paraqitet më shumë se delikate për shumë arsye, ndaj Polonisë nuk duhet humbur. Është ndeshja e parë e kualifikueseve, e para dhe për stafin e ri dhe rrjedhimisht kujdesi duhet të jetë në maksimum.

Përballë një kundërshtari të vështirë si Polonia edhe barazimi do të ishte rezultat i kënaqshëm. I gjithë grupi ka mbërritur në Shtëpinë e Futbollit dhe pas një seance të shkurtër shkrythëse në palestër ka zbritur në fushë për të zhvilluan stërvitje me ngarkesë të plotë.

Këtë herë trajneri kuqezi, Sylvinho dhe stafi i tij ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, të cilët janë stërvitur normalisht për më shumë se një orë.

Në seancën e dytë stërvitore, trajneri Sylvinho, një pjesë të saj ia ka kushtuar goditjeve nga këndi. Pozicionimi dhe reagimi i futbollistëve të kombëtares në një fazë mbrojtëse mori një rëndësi të veçantë. Me gjasë tekniku ka parasysh shtatlartësinë e futbollistëve kundërshtarë dhe aftësinë e tyre në këtë situatë.

Për momentin nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe seanca ka vijuar sipas programit me lojtarët që kanë zhvilluar më shumë punë me top.

Ndeshja e 27 Marsit, ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për pikët, por edhe për moralin e skuadrës. Takimi që do të luhet në “Narodowy Stadium” të Varshavës do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan

You may also like