Syla thotë se dje u sulmua nga një mjek, s’ia përmend emrin

by admin
Spread the love

Kryetari aktual i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka folur në lidhje me përplasjet që kanë ndodhur dje në kuvendin, ku pritej të zgjedhej i pari kësaj sindikate.

Syla potencoi se gjatë përplasjes është sulmuar fizikisht nga një doktor, të cilit nuk ia përmendi emrin, njofton Klankosova.tv.

“Kam pasë sulm fizik dhe jam tërhequr, jam sulmuar nga një doktor dje që nuk dua t’ia përmend emrin, arsye që jam tërhequr është që s’kam dashur që ta bëjë të madhe”, është shprehur Syla.

“Kanë tentuar me udhëheqë jashtëligjshëm këtë kongres, unë nuk kam lejuar për interese klanore. Ky grup klanor u mundua të ma mohojë një të drejt për t’u zgjedhur”.

You may also like