Syla: Liberalizimi s’është muhabet i madh as në komision, as në KiE, e as rrugëve të Brukselit

by admin
Spread the love

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla po qëndron në Bruksel, nga ku është lidhur direkt në “Edicionin Special” për të dhënë më shumë detaje pas përfundimit të Samitit i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai foli në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovë, ku tha se nuk është ndonjë muhabet i madh në komision, KiE, apo në rrugët e Brukselit.

“Ajo çka është thënë dhe nuk është thënë zyrtarisht në lidhje me liberalizimin e vizave e vizave për Kosovën është bërë një temë goxha e madhe këtu, por në një farë qarku të njërëzve që merren më ngushtë me këto punë dhe nuk është një muhabet i madh as në komision as në këshill të Evropës, as rrugëve të Brukselit, as shesheve të Brukselit”, tha ai.

Syla tha se se qytetarët atje, qoftë edhe ata shqiptarë nuk e dinin se dje ishte dita kur Kosova kishte mundësi të merrte lajmin e mirë për heqjen e vizave, përcjell Klankosova.tv.

“Qytetarët e thjeshtë atje nuk e kishin idenë se çka ka pas me fitu Kosovë, i takova edhe disa shqiptarë dhe ajo çka u kishte mbetur në kokë ishte kryesisht njëfarë lajmi që Edi Rama e ka sharë BE-në, por nuk e dini saktë, por kur erdhi puna tek Kosova, ata se kishin idenë se dje ka qenë një ditë kur ka pasur mundësi të jepet lajmi i mirë për heqjen e vizave”, u shpreh ai.

Syla foli edhe në lidhje me prezantimin e Këshilli Rajonal për Bashkëpunim që kryesohet nga Majlinda Bregu, ku u bë prezantimi i disa anketave.

“Sot në Bruksel është prezantuar Këshilli Rajonal për Bashkëpunim që kryesohet nga Majlinda Bregu dhe e kanë prezantuar anketat, Barometri i Ballkanit, pra anketa që janë bërë me 6 mijë persona dhe që qytetarët në këto gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor janë pyetur për tema të ndryshme, për çështje të ndryshme”, tha ai.

Syla tregoi edhe disa fakte interesante që ishin rezultat i këtyre anketave, përcjell Klankosova.tv.

“Një fakt interesant ishte që 60 përqind e njerëzve në Ballkan vazhdojnë të besojnë se është prioritet integrimi i vendit të tyre në Ballkan, por kjo është 2 përqind më pak sesa një vit më herët. Një fakt tjetër shumë interesant ishte edhe që çdo i treti i anketuar kanë thënë se nuk besojnë qe vendi i vet ndonjëherë do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Ai gjithashtu u shpreh se aty nuk u tha se nuk kundërshtin kategorik të Francës që Kosovës mos t’i hiqen vizat.

“Në këtë ngjarje të madhe e cila e pati një publicitet në hije për shkak të asaj që ndodhi dje, pati edhe mysafir dhe përfaqësues të Francës në Komisionin Evropian dhe mes tjerash një përfaqësuese e Francës e dha një sqarim se pse Franca nuk u deklarua qartë për liberalizimin e vizave dhe e la të kuptohet që nuk është kundër, por pritet me ndodh diçka në një periudhë jo shumë të gjatë, pra u tha se nuk ka ndonjë kundërshtin kategorik të Francës që Kosovës mos t’i hiqen vizat, por nuk e dha edhe sqarimin e qartë se pse dje nuk u krye ky proces”, tha ai.

Syla tutje tregoi se pati edhe disa përfaqësues të tjerë të vendeve tjera, të cilët e shfaqën hapur dëshprimin e tyre.

 

 

 

 

You may also like