Sveçla për ngjarjet e 3 dhe 4 marsit: Ishte vazhdim i gjenocidit, si plan i kamotshëm i Beogradit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar ngjarjet e natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.

Ai tha se mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, mijëra banorë të veriut të Mitrovicës përjetuan goditjen më të rëndë nga strukturat kriminale ë vepronin direkt të urdhëruara nga aparaturat shtetërore të Serbisë.

“Viktimat ishin të përzgjedhura në bazë të etnisë, sepse krimi synonte spastrimin. Strukturat, të njohura si “Rojat e urës” zbatuan vrasjen e 10 dhe plagosjen e mbi 80 qytetarëve shqiptarë, si dhe dëbimin sistematik të mbi 1500 familjeve nga veriu i Mitrovicës ditëve dhe muajve të ardhshëm”.

“Sot ne përkujtojmë Nezir e Shqipe Vocën, Niman Sejdiun, Bashkim Rrukecin, Sebaha Abrashin, Selime Berishën, Muharrem Sokolin, Nderim Ajetin, Nerimane Xhakën dhe Remzije Canhasin, që gjetën vdekjen nga plumbat e bombat e këtyre grupeve paramilitare”, ka shkruar Sveçla.

Më tej, ai thotë se kjo masakër në Kosovën e pasluftës ishte vazhdimi i gjenocidit dhe spastrimit të shqiptarëve, si plan i kamotshëm i Beogradit.

“Krimi prodhon spastrim, spastrimi prodhon argument demografik për copëtim dhe ndarje të Kosovës, kështu mendonin urdhëruesit. Si pasojë e këtij krimi, mijëra shqiptarë ende as sot nuk janë kthyer në pronat e tyre në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës”.

“Ne nuk kemi harruar atë krim dhe çdo ditë e angazhimit tonë është drejt ngritjes së shtetit ligjor e të së drejtës që jo vetëm këto struktura kriminale e vrasësit të sillen para ligjit, por dhe qytetarët e dëbuar të kthehen atje ku i kanë shtëpitë, varret e të parëve, vendet e pronat e tyre shekullore”, shkroi Sveçla.

You may also like