Surprizon Interi, sakrifikon një mbrojtës dhe afrohet me mesfushorin e Romës

by admin
Spread the love

Beppe Marotta kërkon t’i japë formë Interit të të ardhmes, por për të bërë këtë gjë duhet edhe të sakrifikojë lojtarë. Kështu sipas asaj që raportohet në Itali, zikaltrit janë të gatshëm të sakrifikojnë mbrojtësin Alessandro Bastoni për të financuar më pas merkaton e verës.

Kështu, Interi i ka caktuar çmimin lojtarit, për të cilin janë interesuar tre gjingatë europianë. 60 milionë euro nevojiten për të marrë shërbimet e Bastonit, ndërsa po luftojnë për të Tottenham, Manchester City dhe Bayern Munich që kanë nisur kontaktet me agjentin Tulio Tinti.

Nga ana tjetër Interi kërkon fillimisht të afrojë një mesfushor për të larguar “varësinë” nga treshja, Calhanoglu-Brozovic-Barella. Beppe Marotta ka nisur prej kohësh në mënyrë sekrete bisedimet me mesfushorin e Romës, Mkhitaryan.

33-vjeçari armen nuk ka rinovuar ende me Romën dhe nuk po gjenjë gjuhën e përbashkët për sa i përket kontratës së re. Mkhitaryan kërkon një kontratë dy-vjeçare për 4 milionë euro në sezon dhe Roma nuk po ia plotëson këtë kërkesë. Nga ana tjetër Interi është i gatshëm ta plotësojë kërkesën e armenit dhe Marotta po përgatiten për fazën finale të bisedimeve. /oversport.tv

You may also like