Surpriza në listën e Flick, në Botëror edhe 17-vjeçari i Dortmund

by admin
Spread the love

Kur ka mbetur më pak se dy javë nga starti i Kupës së Botës në Katar, surprizat në listat e lojtarëve nuk mungojnë.

Nga kombëtaret e mëdha, fillimisht ishte Brazili që shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar ndërsa së shpejti pritet të bëjnë të ditur emrat e lojtarëve edhe kombëtaret e tjera.

Së fundmi, mediat gjermane kanë raportuar se tekniku i Gjermanisë, Hansi Flick do të përfshijë në listën e lojtarëve talentin 17-vjeçar të Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko.

Sulmuesi po shkëlqen këtë sezon me “verdhezinjtë” ku në 12 sfidat e para ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asist.  Timo Werner humbi botërorin, pasi këputi ligamentin në sfidën përballë Shakhtar Donetsk dhe alternativat e pakta në sulm ka bërë që Flick të mendojë seriozisht si alternative e Moukoko.

Vetëm sulmuesi pas sfidës së fundit ku ai shënoi dy gola përballë Bochum e bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me trajnerit e kombëtares, ndërsa mediat gjermane e kanë bërë fakt të kryer që ai do të jetë në listën e të grumbulluarve.

Një mundësi fantastike për 17-vjeçarin, pasi ftesën e parë nga kombëtarja mund ta marri direkt në një kompeticion madhor që të gjithë futbollistët e ëndërrojnë për të marrë pjesë. Moukoko deri tani ka luajtur vetëm 4 sfida me Gjermaninë U-21 ku ka shënuar gjashtë gola./ Super Sport


Top Channel

You may also like