Surfisti profesionist vdes duke lundruar mbi valët portugeze të oqeanit në Nazare (fotot)

by admin
Spread the love

Freire kishte rënë nga bordi tij i surfit dhe ishte nxjerrë nga grupet e shpëtimit që nuk arritën ta shpëtonin.

Homazhe të shumta bëheshin sot për surfistin legjendar brazilian Marcio Freire, i cili humbi jetën papritur teksa ushtronte sportin e tij në valët gjigante të Atlantikut, në Nazaré të Portugalisë.

Freire ka qenë mes surfistëve të parë brazilianë si dhe në treshen e prezantuar në dokumentarin e vitit 2016 ‘Mad Dogs’, ku tentonin të lundronin mbi valët masive në Hawaii.

Ai vdiq të enjten duke bërë surf mbi valët e famshme të Nazaré që konsiderohen më sfidueset e këtij sporti.

“Një 47-vjeçar brazilian ka vdekur sot pasdite duke bërë surf në Praia do Norte,” njoftonin autoritetet vendase.

Valët gjigante në Nazaré krijohen prej një kenioni në oqean që arrin thellësinë 5km dhe është 170km i gjatë.

Zyrtarët ende nuk kanë dhënë shkakun e vdekjes ndërsa burimet thonin se ditën e ngjarjes deti nuk ishte shumë i rrezikshëm.

Kjo ishte vdekja e parë në valët e Nazaré edhe pse ka pasur incidente më të vogla që prej marrjes së famës në 2010.