Supersfida Inter-Juventus, analiza e Lipit: Në Milano nuk ka favoritë, do të jetë 50 me 50

by admin
Spread the love

Marçelo Lipi është një nga ata që i ka provuar të dyja skuadrat, por nëse në atë bardhezi ka arritur të fitojë gjithçka i ofron arena italiane, europiane e ndërkombëtare, në atë zikaltër ishte një dështim i plotë, pavarësisht shumë yjeve që kishte në Milano.

Gjithsesi, 75-vjeçari nuk është se ka pengje nga karriera e tij, duke menduar se pas klubeve fitoi edhe Botërorin me Italinë në vitin 2006, ndonëse në media duket shumë rrallë. Por me rastin e Inter-Juventus, Lipi beson se pavarësisht diferencave që mund të duken, në fund do të jetë një duel i barabartë.

“Po, ndoshta Interi ka më shumë cilësi sesa Juventusi, por në të njëjtën kohë Juventusi ka më shumë uri. Kështu që faktorë të ndryshëm bëjnë diferencën në mënyra të ndryshme. Gjithsesi, nëse shohim historinë, ka pasur raste ku në situata të ngjashme nuk është se ka fituar gjithmonë më i forti, aq më shumë kur bëhet fjalë për Inter-Juventus.

Kështu që për mua, në ‘San Siro’ do të jetë një ndeshje e barabartë, pasi presioni do të bëjë punën e vet te të dyja ekipet. Kështu që për mua, për fitoren është 50 me 50”, tha Lipi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like