Superjahti i Abramovichit shihet në Mal të Zi

by admin
Spread the love

Superhajti i miliarderit rus, Roman Abramovich, është parë në Mal të Zi të shtunën në mëngjes, në një kompleks luksoz në Tivat.

“Solarisi” u ndal në Mal të Zi pas largimit nga Barcelona, sipas “Vijestit”.

Autoritetet e Malit të Zi s’kanë komentuar për çështjen e jahtit 600 milionë dollarësh.

Mali i Zi i është bashkuar listës së shteteve perëndimore që kanë vënë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Oligarkët rusë ditëve të fundit janë parë teksa i kanë lëvizur superjahtet e tyre në lokacione të sigurta për të shmangur konfiskimet si pasojë e sanksioneve.

Autoritetet në Itali, Francë dhe shtete tjera kanë sekuestruar disa jahte luksoze.

Miliarderi Abramovich besohet se i ka blerë apo ndërtuar të paktën shtatë nga jahtet më të mëdha në botë, disa prej të cilave i ka shitur tek oligarkët tjerë.

Të shtunën, Premier League ia ndaloi Abramovichit udhëheqjen e klubit të futbollit, Chelsea, pasi pronari i klubit ishte sanksionuar nga qeveria britanike.

Vendimi e largon atë nga detyra pas 19-vjetësh te klubi londinez.

Rruga Press

You may also like