Superiorja në tre ditë: Spikatin Kukësi-Tirana e Partizani-Laçi

by admin
Spread the love

Kupa e Shqipërisë i lë radhën ndeshjeve të kampionatit. Nga e shtuna do të luhen duelet e javës së 27-të të Superiores dhe gjithçka nis me një ndeshje spektakolare.

Kukësi do të presë në Rrogozhinë Tiranën e vendit të parë, në një ndeshje që luhet nga ora 13:45. Tri orë më vonë ka një finale mbijetese, mes Dinamos dhe Egnatias.

Në “Elbasan Arena” blutë janë të dënuar për të fituar, ndryshe qëndrimi në elitë kthehet në një mision edhe më të vështirë.

E diela ka në program vetëm Teuta-Skënderbeu, kurse të hënën luhen dy ndeshje të tjera. Spikat Partizani-Laçi, në Elbasan, që zhvillohet në një orë me Vllaznia-Kastrioti. / oversport.tv

You may also like