Superiore: Në Shkodër luhet për Europën, Egnatia kërkon të ndalë Kastriotin

by admin
Spread the love

Do të luhen ditën e sotme edhe dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së 31-të në Kategorinë Superiore. Të dyja sfidat do të luhen në të njëjtin orar dhe do të startojnë në orën 16:45.

Kështu, Kastrioti që është ekipi më në formë për momentin në Superiore, do të presë në shtëpi Egnatian e vendin të tetë. Krutanët kanë 8 ndeshje pa humbur, ndërsa kanë grumbulluar gjatë këtyre javëve 7 fitore dhe vetëm 1 barazim.

Ata dëshirojnë ta vazhdojnë edhe më shumë ecurinë pozitive duke shfrytëzuar momentin e mirë që po kalojnë. Nga ana tjetër Egnatia po lufton për të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar pa nevojën e “play off”. Teuta është 5 pikë larg dhe ata kërkojnë që sot të ndalin Kastriotin për të qenë brenda garës.

Sfida tjetër është Vllaznia-Skënderbeu. Shkodranët në kampionat nuk po arrijnë të fitojnë prej 7 ndeshjesh dhe Europa tashmë po largohet edhe më shumë. Sfida përballë korçarëve është idealja për t’u rikthyer te fitorja pasi ekipi i Gegës tashmë nuk ka asnjë shpresë për të qëndruar në Superiore.

Në rast të një fitoreje Vllaznia do të shkonte në një pikë më pak se Partizani dhe Kukësi që mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe të katërt. Megjithatë, ndeshjet e fundit kanë treguar për brishtësinë e shkodranëve dhe sot mund të ndodhë një tjetër surprizë. /oversport.tv

 

You may also like