Super debutim i Reijnders, statistika që nuk i ka arritur asnjë mesfushor i Milan që nga sezoni 2004-2005

by admin
Spread the love

Tijani Reijnders bëri një debutim të shkëlqyer me Milan-in në Serie A, në ndeshjen e javës së parë, që u luajt të hënën në mbrëmje.

Mesfushori, të cilin Milan-i e afroi këtë verë nga AZ Alkmaar, i dhuroi një asist spektakolar Giroud, në golin e parë të “Djallit”, në ndeshjen ndaj Bologna-s.

Megjithatë, 25-vjeçari u tregua vendimtar jo vetëm te asisti, pasi Reijnders, siç raporton faqja e statistikave të futbollit “Opta”, dha 100% të pasimeve të sakta, pra të 28-ta pasimet e tij ishin shumë precise.

Referuar gjithmonë të dhënave të “Opta” një gjë të tillë te skuadra e Milan-it nuk e kishte bërë asnjë mesfushor tjetër që nga sezoni 2004-2005.


Top Channel

You may also like