Super Cikalleshi i jep fitoren Konyaspor, shënon 2 gola në kampionat

by admin
Spread the love

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi është i papërmbajtshëm në Turqi dhe sot i ka dhuruar fitoren skuadrës së Konyaspor, pasi ka shënuar një dygolësh në transfertën kundër Kayserispor.

Vendasit kanë kaluar shumë shpejt në avantazh të dyfishtë, por Konyaspor ka ngushtuar diferencat me Guilherme nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë.

Protagonisti absolut i miqve ishte bomberi shqiptar, që barazoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë dhe më pas shënoi golin e fitores, pas një asisti të dhënë nga Çekiçi.

Pas dygolëshit të sotëm, Cikalleshi ngjitet në kuotën e 9-të golave në renditjen e golashënuesve të Superligës turke.

Falë këtij suksesi Konyaspor blindon vendin e dytë në renditje, por diferenca me kryesuesit e Trabzonspor është 15 pikë. / Oversport.tv

Foto: İttifak Holding Konyaspor Facebook

You may also like