Sulmuesit seksualë do të trajtohen me kastrim kimik në Tailandë pas aprovimit të procedurës (fotot)

by admin
Spread the love

Autorëve të krimeve seksuale do t’u ofrohet kastrim kimik në Tailandë në iniciativën e re për reduktimin e përsëritjes së krimeve, teksa deputetet e vendit kanë aprovuar procedurën.

Kriminelët që konsiderohen me gjasa të përsërisin krimet e tyre seksuale pas lirimit, do t’u jepet opsioni i një injeksioni të uljes së nivelit të testosteronit, në këmbim të reduktimit të periudhës së burgosjes.

Procedura do të kërkojë aprovimin e dy doktorëve dhe shkelësit do të monitorohen për 10 vjet si dhe do të duhet të mbajnë byrzylyk elektronik monitorimi.

Ligi i kaluar në parlament në mars është aprovuar kësaj jave dhe kërkon vetëm miratimin mbretëror.

Nëse aprovohet Tailanda i bashkohet një numri të vogël vendesh që përdorin kastrimin kimik për sulmuesit e rrezikshëm seksualë si disa shtete të SHBA, Rusia, Korea e Jugut, Polonia e Estonia.

“Dua që ligji të kalojë sa më shpejt”, tha ministria vendas i drejtësisë Somsak Thepsuthin. “Nuk dua të dëgjoj më sulme ndaj grave e vajzave”.

Një prej kritikëve të masës, Jaded Chouwilai, aktivisti i lëvizjes “progresive” kundër sulmeve seksuale, tha se të dënuarit duhet të rehabilitohen duke ndryshuar mendësinë e tyre në burg.

“Dënime si ekzekutimi apo kastrimi kimik përforcon idenë e i dënuari nuk mund të rehabilitohet.

Vitin e kaluar një masë e ngjashme i njoftuar dhe nga Pakistani.