Sulmuesi i kombëtares bëhet me skuadër të re, prezantohet te kampionët

by admin
Spread the love

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është prezantuar te skuadra e re.

Elbasanasi ka zgjdhur të vijojë karrierën në Indi aty ku ka firmosur me skuadrën e Mohun Bagan. Ishte vetë klubi indian që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me 32-vjeçarin, që për herë të parë në karrierën e tij do të provojë një aventurë në Indi.

Ndërkohë, skuadra me të cilën firmosi Sadiku sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, por ia doli të shpallej kampione e ISL League nëpërmjet Play-Off-it. Kujtojmë se së fundmi, Sadiku ishte pjesë e Cartagenës në LaLiga 2, ndërsa në 34 ndeshje gjeti edhe tetë herë rrugën e rrjetës.

Tashmë, për sulmuesin nis një aventurë e re me shpresën se do të mund të gjejë vazhdimësinë e duhur për të kontribuar më pas edhe për pjesën e mbetur të eliminatorëve Euro 2024 me fanellën kuqezi të Shqipërisë, duke qenë se trajneri Sylvinho e sheh pjesë të planeve të tij./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like