Sulmuesi i Gjilanit paralajmëron Ballkanin: Japim maksimumin për të fituar, kemi potencialin për t’u shpallur kampion

by admin
Spread the love

Gjilani do ta zhvillojë në fundjavë njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij edicioni në Superligën e Kosovës.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, të dielën, Gjilani është nikoqir i Ballkanit.

Të dyja skuadrat janë duke sfiduar me “mish e me shpirt” për titullin e kampionit këtë edicion, andaj e gjithë vëmendja këtë fundjavë është te kjo ndeshje.

Në prag të kësaj ndeshjeje derbi, sulmuesi i Gjilanit, Blerim Krasniqi, që u transferua verën e kaluar te Gjilani nga Teuta e Durrësit, është shprehur optimist për këtë sfidë.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Do ta japim maksimumin për ta fituar ndeshjen”, tha fillimisht Blerim Krasniqi pwr Frontonline duke vazhduar:

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm që është një ndeshje e vështirë dhe duhet të jemi të gatshëm për ta fituar këtë ndeshje”.

Pritshmëritë nga Krasniqi ishin më të mëdha në fillim të edicionit, por ai shpreson se do ta ndihmojë skuadrën tutje në arritjen e synimeve.

“Gjilani është një klub shumë serioz dhe korrekt. Jam munduar të jap gjithmonë më të mirën për ta ndihmuar skuadrën dhe do të vazhdoj ta bëj edhe pse ndoshta nuk kam arritur shumë te goli, por shpresoj se do ta bëj maksimumin”, theksoi ai.

Se a i ka Gjilani cilësitë e nevojshme për t’u shpallur kampion këtë edicion, Krasniqi u përgjigj: “Besoj se po, kemi të gjithë potencialin dhe futbollistët me përvojë për të arritur deri te titulli kampion”.

Për fund, Krasniqi sheh progres të madh në futbollin e Kosovës.

“Futbolli i Kosovës po avanson shumë shpejt dhe duke u rritur si kampionat mendoj se do të jetë më i fortë vit pas viti”, përfundoi Blerim Krasniqi.

You may also like