Sulmohet fizikisht gazetari Zoran Bozhinovski

by admin
Spread the love




Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bojinovski është rrahur dje në Manastir. Ai ka thyerje të eshtrave dhe lëndime të rënda dhe është sulmuar nga disa persona të panjohur. Në rrjetet sociale janë publikuar foto që tregojnë fytyrën e gjakosur të gazetares. Ngjarja është konfirmuar nga Ministria e Brendshme. Për momentin nuk dihet identiteti i sulmuesve dhe as motivet e këtij incidenti.

Bojinovski, sipas informacioneve fillestare, është sulmuar para shtëpisë së tij në Manastir në sy të gruas së tij dhe me lëndime është transportuar në spitalin e Manastirit. Ai përfundoi me thyerje të hundës dhe lëndime të tjera në kokë nga rrahja. Sulmuesit kanë qenë të armatosur me doreza  metalike.

“Me datë 25.10.2022 në ora 20:42 në SVR Manastir, P.S. nga Manastiri ka raportuar se në rrugën “Koço Racin” në Manastir nga disa persona është sulmuar fizikisht bashkëshorti i saj Z.B. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. /SHENJA/


You may also like