​Sulmohet baza ajrore ku janë të vendosura forcat amerikane në Siri

by admin
Spread the love

Mjetet ajrore pa pilot (UAV) me origjinë të panjohur sulmuan bazën ajrore Harab Cir, ku janë vendosur forcat amerikane, në Hasakah, në verilindje të Sirisë, sipas burimeve lokale.

Nuk është raportuar për viktima dhe SHBA nuk ka komentuar ende zyrtarisht për sulmin.

Në ditët e fundit, mjete ajrore të armatosura të paidentifikuara dhe armë tokë-tokë janë përdorur për të nisur sulmet ndaj bazave ushtarake amerikane në rajonin At-Tnaf, distriktin al-Malikiyah pranë kufirit me Irakun, rrethin Al-Shaddadah në provincën al-Hasakah dhe provincën Deir ez-Zor në Siri.

Grupet e mbështetura nga Irani sulmojnë herë pas here bazat amerikane në lindje të Eufratit me raketa dhe drone.


Top Channel

You may also like