Sulmohet 430-milionëshi i Abramovich – ja çfarë ndodhi me jahtin më të shtrenjtë në botë

by admin
Spread the love

Solaris, jahti i famshëm në pronësi të Roman Abramovich me vlerë më shumë se 430 milionë paund, u vu në shënjestër në Barcelonë nga aktivistët kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Jahti nuk u dëmtua dhe u largua nga qyteti katalanas pas incidentit.

Sipas tabloidit Mirror, një aktivist lituanez u përpoq pa sukses të përplaste një varkë në Solaris, gjë që ka bërë që jahti i Abramovich të zhvendoset në vend të sigurt.

Cronica Global raporton se policia identifikoi aktivistin, i cili punësoi varkën L’Estreta me qëllim që ta përplaste në jahtin e Abramovich, i cili ishte ankoruar në Marina Barcelona 92 (MB92), por nuk arrestoi personat e përfshirë në incident.

You may also like