Sulmi në Pakistan, shkon në 44 numri i viktimave

by admin
Spread the love

Të paktën 44 persona humbën jetën dhe mbi 130 u plagosën të dielën kur autori i një sulmi vetëvrasës aktivizoi eksplozivë gjatë një tubimi politik në rajonin veriperëndimor Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, tha policia.

Shpërthimi ndodhi në një tubim të partisë konservatore Jamiat Ulema Islam-Fazl (JUI-F), e njohur për lidhjet e saj me Islamin politik të vijës së ashpër, në zonën ish-fisnore Bajaur, e cila kufizohet me Afganistanin.

Shefi i policisë rajonale Akhtar Hayat i tha agjencisë Reuters se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë vetëvrasëse. Të plagosurit rëndë u transportuan në spitalet e kryeqytetit të provincës Peshawar me helikopterë ushtarakë.

Në Pakistan janë intensifikuar sulmet e militantëve islamikë që nga viti i kaluar kur u thye një armëpushim midis grupit Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) dhe Islamabadit. Megjithatë, shumica e sulmeve të fundit kanë qenë ndaj forcave dhe objekeve të sigurisë, jo ndaj grumbullimeve politike. TTP është përkrahëse e talebanëve në Afganistanin fqinj, por jo pjesë e tyre.

Forcat e sigurisë së Pakistanit thonë se TTP-ja strehohet në Afganistan, gjë që administrata e talebanëve atje e mohon. Administrata e Afganistanit dënoi shpërthimin.


Top Channel

You may also like