Sulmi me raketa në Ukrainë! Rritet numri i viktimave, vijojnë ende kërkimet nën rrënoja

by admin
Spread the love

Dy sulme ajrore ruse e kanë goditur qendrën e qytetit ukrainas, Pokrovsk, në lindje të Donjeckut, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe plagosur të paktën 31 të tjerë.

Në sulmin e pare u vranë katër civilë, ndërsa në tjetrin mbeti i vdekur nënkryetari i degës rajonale të shërbimit të emergjencave.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë për shpërthimet e vazhdueshme.

“Raketat goditën ndërtesat e banimit. Të gjitha shërbimet po punojnë në vend. Fatkeqësisht ka viktima dhe të plagosur. Sulmi i dytë raketor rezultoi me vdekjen e një pjesëtari të Shërbimit të Urgjencës Shtetërore”, tha ai.

Autoritetet ukrainase njoftuan se pjesë e të plagosurve ishin 19 policë, pesë nga ekipet e shpëtimit dhe një fëmijë.

Nga këto sulme u dëmtuan një hotel, ndërtesat e banimit dhe ndërtesa të tjera. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, për të nxjerrë të bllokuarit nga rrënojat.


Top Channel

You may also like