Sulmi i terroristëve serb në Kosovë/ Rrëqeth tifozëria bardheblu: Derdhën gjak e sot mbajnë zi, po ç’ju desh aty… ku shqiponja gati rri?!

by admin
Spread the love

Laçi debutoi me një fitore të bujshme 0-3 përballë Tiranës, duke gjunjëzuar bardheblutë në “Selman Stërmasi”.

Mirëpo, krahas humbjes së dytë radhazi të nënkampionëve në shtëpi, ajo që ka rrëqethur ishte mesazhi i një prej pankartave të tifozërisë bardheblu.

“Qajnë Çetnikët e Serbisë… Derdhën gjak e sot mbajnë zi, po ç’ju desh shkijeve aty… ku shqiponja gati rri?!”– shkruhet në pankartë.

Banderola i ishte dedikuar pikërisht situatës në veri të Kosovës, ku grupe terroriste serbe sulmuan një patrullë të Policisë së Kosovës duke lënë të vdekur efektivin Afrim Bunjaku dhe plagosur kolegun e tij.

Tre terroristë serbë mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë e Kosovës në afërsi të Manastirit të Banjskës, ndërkaq një trup i katërt u gjet më vonë nga autoritetet kosovare.

Në referencë të zhvillimeve disa serbë në komunat veriore të Kosovës ndezën qirinj për tre terroristët serbë të vrarë të dielën Banjskë. Serbia shpalli një ditë zie, ndërsa “Lista Serbe” tri, për të nderuar “kontributin” e tyre kundër autoriteteve ligjzbatuese në Kosovë.


Top Channel

You may also like