Sulmet kibernetike, reagon Sali Berisha: Akt zuzar, dënoj qëndrimin e Ramës

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, që thuhet se pas tij qëndron Irani.

Gjatë konferencës për mediat, Berisha e cilësoi ngjarjen si akt zuzar nga ana e Iranit, e ndërsa më tej shton se dënon me ashpërsi këto sulme, si dhe qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë Edi Rama.

Sipas tij, Rama e filloi zyrtarisht lojën kriminale në sisteme digjitale të vendit duke nxjerrë për patronazhistë të dhëna personale në kundërshtim me kushtetutën e vendit të 1 milionë shqiptarëve.

“Regjimi iranian ka sulmuar dhe e vërteta është ka davastuar sisteme digjitale të vendit, çmimin e madh për të cilin e paguajnë shqiptarët në shërbime, në sigurinë e tyre dhe jo vetëm shqiptarët. Sulmi që filloi me portalin e-albania kaloi në sistemin TIMS më vonë me mesk dhe adams pa asnjë lidhje me portalin e-albania dhe dje është shtrirë në sistemin e gjendjes civile.

Dënoj me ashpërsi këto sulme që në formë përfaqësojnë një dhunim të rëndë të sovranitetit të vendit, një agresion në një infrastrukturë me rëndësi kritike si për shërbimet edhe për sigurinë e çdo vendi. Dënoj gjithashtu pa hezitim qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë Edi Rama i cili filloi zyrtarisht lojën kriminale në sisteme digjitale të vendit duke nxjerrë për patronazhistë të dhëna personale në kundërshtim me kushtetutën e vendit të 1 milionë shqiptarëve. Duke nxjerrë targat në një mbështetje të fuqishme për krimin. Duke nxjerrë rrogat në një goditje për biznesin”, tha Berisha.

You may also like