Sulm në një shkollë në Brazil! 20-vjeçarja vret të miturën, plagoset një tjetër

by admin
Spread the love

Një sulm me armë nga ish-studentja e shkollës shtetërore në Brazil, la të vdekur në vend 15-vjeçaren dhe plagosi moshatarin e saj, i cili është në gjendje të rëndë.

20-vjeçarja hapi zjarr në shtetin jugor Parana, pasi hyri në shkollën shtetërore për të marrë disa dokumente dhe më pas nisi të qëllonte. Mediat vendase shkruajnë se një punonjës i shkollës ka arritur të neutralizojë situatën, e cila mund të agravonte shumë më tej.

Dhjetëra nxënës u mblodhën jashtë shkollës të tmerruar, ndërsa ambulanca dhe policia blinduan vendit pas ngjarjes së rëndë.

Brazili është tronditur nga një sërë sulmesh ose raste të dhunshme në shkolla, sidomos në 14 muajt e fundit. Sulmi më i fundit ndodhi më 5 prill, në një qendër ditore, ku mbetën të vrarë katër fëmijë.

Kjo situatë vuri në lëvizje qeverinë, e cila nxori në terren mbi 3400 oficerë policie që kryen një spastrim mbarëkombëtar për të kapur qindra persona të akuzuar për përhapje të gjuhës së urrejtjes ose nxitje të dhunës në shkollë.


Top Channel

You may also like