Sulm i simuluar, Tajvani thotë se shumë avionë dhe anije kineze janë pikasur

by admin
Spread the love

Pasojat e plota të vizitës së kryedemokrates amerikane Nancy Pelosi në Tajvan , po shfaqen gjithnjë e më qartë tani.

Tajvani thotë se zbuloi shumë avionë kinezë dhe anije detare që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake rreth ngushticës së Tajvanit të shtunën, në atë që mund të jetë një sulm i mundshëm i simuluar kundër ishullit.

Ministria tha se disa nga avionët dhe anijet kishin kaluar vijën mesatare të ndjeshme në ngushticën e Tajvanit që ndan ishullin nga Kina.

“Ushtria jonë dhënë paralajmërime, ka vendosur patrullat në gatishmëri dhe anije detare dhe ka aktivizuar sisteme raketore me bazë tokësore në përgjigje të situatës”, tha ministria.
Lajmi pason një seri stërvitjesh ushtarake që Kina ka kryer rreth Tajvanit që nga e enjtja, pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në ishullin demokratik vetëqeverisës në fillim të kësaj jave.

Partia Komuniste Kineze e sheh Tajvanin si territorin e saj, pavarësisht se kurrë nuk e ka kontrolluar atë, dhe është zotuar prej kohësh të “ribashkojë” ishullin me territorin kinez me forcë nëse është e nevojshme.

Pelosi e injoroi kundërshtimin e furishëm të Kinës ndaj vizitës së saj duke zbritur në Taipei të martën në mbrëmje, si pjesë e një turneu më të madh në Azi që përfundoi të premten me një ndalesë të fundit në Japoni.

Në kundërpërgjigje Kina sanksionoi Pelosin, dhe tashmë ka ndërprerë bashkëpunimin për çështje të ndryshme me Amerikën, duke përkeqësuar marrëdhëniet tashmë të tendosura SHBA-Kinë .


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like