SUEDI – “Sapo” paralajmëron për spiunazh dhe sabotim rus

by admin
Spread the love

STOKHOLM, 10 janar /ATSH-DPA/- Agjencia e shërbimeve sekrete suedeze “Sapo” njoftoi sot se pret një rritje të aktiviteteve të shërbimeve sekrete ruse në vend.

“Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar rrënjësisht rendin evropian të sigurisë dhe gjithashtu situatën e sigurisë në Suedi”, tha “Sapo”.

Ai paralajmëroi se Rusia po kërkonte të merrte informacion me ndihmën e qytetarëve, institucioneve dhe kompanive ruse në Suedi, si dhe përmes sulmeve kibernetike të përdorë sabotazhin, dezinformimin dhe ekstremistët e dhunshëm për të destabilizuar shoqërinë suedeze.

“Spiunazhi dhe sabotimi mund të jenë veçanërisht të pranishëm në fusha të tilla si furnizimi me energji, telekomunikacioni dhe transporti i mallrave kritike, dhe banorët duhet të jenë të kujdesshëm”, njoftoi “Sapo”.

Sulmet që shënjestrojnë Suedinë në këta sektorë mund të sjellin edhe dëme për pjesën tjetër të Evropës, paralajmëroi agjencia e shërbimeve sekrete suedeze.

“Aktet e regjimit rus janë të paparashikueshme dhe Rusia përbën një kërcënim serioz për sigurinë e brendshme të Suedisë”, tha shefja e “Sapo”, Charlotte von Essen.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like