SUEDI – Rritje e ndjeshme e numrit të vrasjeve

by admin
Spread the love

STOKHOLM, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Policia raportoi se një burrë rreth të 20-ave vdiq nga plagët e marra gjatë natës pas një të shtënave në qytetin jugor të Suedisë, Kristianstad, një vdekje që e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve me armë në vend në një nivel rekord vjetor.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga armët e zjarrit për vitin 2022 është tani në 48: rekordi i mëparshëm prej 47 viktimash është arritur gjatë gjithë vitit 2020.

Shefi i policisë suedeze Anders Thornberg paralajmëroi se vendi po shkonte drejt një numri rekord të vrasjeve me armë disa ditë më parë, duke përmendur krimin e organizuar të shfrenuar.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve TT, Thornberg tha se ”vdekjet mund të tejkalojnë 60”
.
Ai shtoi se ”arsyet përfshijnë më shumë armë që qarkullojnë në rrugët e Suedisë dhe se autorët e rinj janë më të gatshëm t’i përdorin ato për të vrarë.

Suedia ka një reputacion shumë paqësor dhe të sigurt ndërkombëtarisht, por lufta kundër krimit të bandave ishte një temë qendrore e fushatës zgjedhore gjatë zgjedhjeve suedeze të 11 shtatorit.

Gazetari Lasse Wierup hetoi bandat për librin e tij të vitit 2020 “Parajsa e Gangsterëve”, në të cilin ai numëronte të paktën 350 organizata kriminale në vend. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like