SUEDI – Policia arreston një çift rus me dyshimin për spiunazh

by admin
Spread the love

STOKHOLM, 23 nëntor /ATSH-ANSA/ – Dy persona me nënshtetësi ruse u arrestuan për spiunazh në Stokholm, pas një operacioni spektakolar të shërbimeve sekrete dhe forcave të ushtrisë suedeze.

Task-forca suedeze ndërhyri madje në një lagje në kryeqytet duke përdorur gjithashtu helikopterët tip ”Blackhawk”.

“Duhej të vazhdonim shpejt për arrestimin e tyre për të parandaluar shkatërrimin e provave”, shpjeguan forcat e sigurisë për gazetën suedeze ”Aftonbladet”.

Dy të arrestuarit janë një burrë dhe një grua rreth të gjashtëdhjetave, të cilët ishin zhvendosur nga Rusia në Suedi në fillim të viteve 2000.

”Është shumë shqetësuese, pasi Suedia është bërë qendra e spiunazhit rus”, komentoi ish-agjenti i CIA-s Dan Hoffman për ”Aftonbladet” duke iu drejtuar gjithashtu një paralajmërim shërbimit sekret suedez./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakVeliaj: Protesta e Berishës më 6 dhjetor, gjest antishqiptar

You may also like