SUEDI – Jonson planifikon të vizitojë Turqinë mes tensioneve për aderimin në NATO

by admin
Spread the love

STOKHOLM, 19 janar /ATSH-DPA/ – Ministri suedez i Mbrojtjes Pål Jonson deklaroi se planifikon të vizitojë kryeqytetin turk Ankaranë mes pritjeve se Turqia do të ratifikojë thirrjen e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.

Tensionet midis Stokholmit dhe Ankarasë u përshkallëzuan javën e kaluar pas një proteste të diskutueshme në të cilën u ‘’ofendua’’ figura e presidentit Recep Tayyip në Stokholm.

Turqia e dënoi ashpër incidentin dhe anuloi një vizitë të kryetarit të parlamentit suedez Andreas Norlén në Ankara. Vizita në Ankara është planifikuar për javën e ardhshme.

Suedia dhe Finlanda fqinje aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO në maj të vitit të kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Të 30 anëtarët e NATO-s duhet të ratifikojnë ofertat. Vetëm Turqia dhe Hungaria nuk e kanë miratuar ende zgjerimin.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán e premtoi atë qysh në muajin nëntor.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKonjufca pret në takim gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë
Artikulli tjetërCara: Nuk ka prezencë uji në banesa apo rrugë, strukturat në gatishmëri

You may also like