SUEDI – Inflacioni më i lartë në 32 vite, pas rritjes së çmimeve për ushqimin dhe energjinë

by admin
Spread the love

KOPENHAGË, 13 janar /ATSH-DPA/ – Inflacioni i çmimeve të konsumit në Suedi u përshpejtua më shumë se sa pritej në dhjetor në nivelin më të lartë në gati 32 vjet mes kostove më të larta për çmimet e energjisë elektrike, ushqimit dhe karburantit, treguan sot shifrat nga Statistikat e Suedisë.

Çmimet e konsumit u rritën me 12,3% nga viti në vit në dhjetor, më shpejt se rritja prej 11,5% në nëntor. Kjo ishte gjithashtu mbi rritjen prej 12% që prisnin ekonomistët.

Inflacioni i fundit ishte më i larti që nga shkurti i vitit 1991, kur çmimet ishin rritur me 13,1%.

Kostot e shërbimeve u rritën me 20,2% në vit në dhjetor, pasi vetëm kostot e energjisë elektrike u rritën me 45,3%.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ishin 18,24% më të shtrenjta, lidhur me rritjen e çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve, mishit si dhe bukës dhe drithërave.

Kostot më të larta të karburantit ishin përgjegjëse për një rritje prej 8,83% të tarifave të transportit në dhjetor. Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 2,1% në dhjetor kundrejt 1% në nëntor. Çmimet parashikohej të rriteshin me 1,8%./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like