Studentja nga SHBA dënohet 1 vit burg në Dubai pasi preku në krah rojen e aeroportit

by admin
Spread the love

Një studente universiteti nga New York City është dënuar me një vit burg në Emiratet e Bashkuara Arabe me akuza “sulmi e ofendimi” ndaj një punonjësi të sigurisë së aeroportit të Dubai, pasi ‘kishte prekur në trup efektivin’ gjatë një ndalese tranzit atje.

21 vjeçarja Elizabeth Polanco De Los Santos, studente e Lehman College mori dje dënimin e rëndë, tre muaj pasi ishte bllokuar në Dubai pas masës së ndalim udhëtimit që kishte marrë, shkruan grupi i të drjetave ‘Detained in Dubai’, i cili ndihmon qytetarët perëndimorë që bllokohen prej mos-njohjes së rregullave strikte të mbretërisë arabe.

“Elizabeth duhet të ndalonte vetëm për disa orë në Dubai por është bllokuar atje prej tre muajsh dhe ka humbur $50,000 në shpenzime avokatie,” shkruante kreu i grupit Radha Stirling.

“Përveçse u turpërua dhe traumatizua nga stafi aeroportit, Elizabeth është detyruar të qëndrojë për tre muaj në një vend të shtrenjtë dhe të paguajë avokatë të shtrenjtë, duke humbur studimet e saj”.

Trazirat e Los Santos nisën më 14 korrik, kur ajo me një shoqe duhet të ktheheshin në New York pas një pushimi të shkurtër në Stamboll.

Fillimisht ato duhet të bënin ndalesën tranzit në Paris, por e ndryshuan me mundësinë që u krijuar për të ndaluar disa orë në Dubai.

Aty Los Santos u mbyll në një dhomë pasi roja e aeroportit depozitoi një ankesë se ajo e kishte prekur, dhe më vonë iu dha masa e ndalimit të udhëtimit.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të mediave për çështjen por tha vetëm se “ishte në dijeni të ndalimit të një qytetareje amerikane në Dubai.”

Los Santos nuk është e vetmja qytetare amerikane që e gjen veten në rrethana të tilla. Në gusht 29-vjeçarja Tierra Young Allen u kthye vetëm pas disa muajsh në shtëpinë e saj në Houston pasi u ndalua në Dubai se i kishte bërtitur një punonjësi të makinave me qera.

Ajo ishte lejuar të largohej pasi kishte paguar gjobën $1,300 për heqjen e masës.

You may also like