Studentët paralajmërojnë protestë para MASH, nuk i kanë marrë bursat

by admin
Spread the love

Studentët kanë paralajmëruar protestë masive të hënën para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Shkup.

Nga “Rezistenca Studentore” thonë se u është premtuar pagesa e bursave për muajt nga tetori e në vazhdim, por llogaritë e transaksioneve të tyre kanë mbetur bosh. Me ato mjete mbuluan shpenzimet e regjistrimit në semestër.

Pavarësisht njoftimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës se bursat për muajin tetor dhe pjesa tjetër do të paguhen më 1 shkurt si afat, sot llogaritë tona të transaksionit mbetën bosh. Fonde që sot nuk i kemi dhe jemi të detyruar t’i përdorim për të mbuluar shpenzimet e regjistrimit në një semestër dhe shpenzimet e tjera të studimit në vazhdim.

Po ashtu, prej dy vitesh po thyejnë të gjitha afatet për fillimin e rikonstruksionit të konvikteve studentore, të cilat janë në kushte nën standarde dhe shumë herë deri më tani është premtuar se rikonstruksioni do të nisë sa më shpejt”, thuhet në njoftim.

MARKETING



You may also like