Struga TL sot ka udhëtuar në Antali – Shqip

by admin
Spread the love

PËR 10-të DITË DO TË ZHVILLON KATËR NDESHJE “LUKSI”

Skuadra e Struga Trim Lum me ndeshjen kontrolluese kundër Ohrit me sukses ka përfunduar fazën e pare të përgatitjeve. Ekipi nga dita e sotme 24 janar deri më 5 shkurt do të përgatitet në Antalia ku edhe do të zhvillon katër ndeshje kontrolluese.

Pas 13 ditëve përgatitje në Strugë dhe një ndeshje kontrollueseme, Struga Trim Lum, nga dita e sotme ka udhëtuar në Antali ku do të vazhdon punën me fazën kryesore të përgatitjeve. Për përgatitjet e fazës së parë futbollisti Ard Kasami u shprehë tepër i kënaqur

“Sa po kemi mbaruar fazën e parë e pare të përgatitjeve në qytetin e Strugës, ku kemi zhvilluara nga dy séance stërvitore në ditë dhe jemi mjaft të kënaqur se si ka shkuar deri tani faza përgatitore. Me prurjet e reja gjihashtu edhe ekipi është kompletuar” deklaroi Ard Kasami futbollist I KF Struga Trim Lum

Duke filluar nga dita e sotme e deri më 5 shkurt, ekspedita e kampionit vjeshtor do të qëndroj në Antalia, për fazën kryesore të përgatitjeve

“Gjatë kësaj periudhe kemi e dhe katër ndeshje miqësore, ku do të përballemi me kundërshtarë shumë cilësorë. Shpresojë që fazën e përgatitjeve ta mbarojmë mbi të gjitha pa lëndime dhe shpresoj që të kemi një sezon të sukseshëme dhe të mbarë që të arrijmë objektivat”, tha futbollisti Kasami

Ndeshjet miqësore do të zhvillohen me ekipet Lokomotiv Tashkent nga Uzbekistani, Kryvbas nga Ukraina, Vejle nga Danimarka dhe Petrocub Hincesti nga Moldavia Ekipi pas kthimit nga Antalia do vazhdon me fazën e fundit të përgatitjeve, ndërsa testi i fundit do të jetë ndeshja me Voska Sport më 11 shkurt në Strugë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

You may also like