Struga përfiton nga gafa e rivalëve, rrit distancën me Shkëndijën

by admin
Spread the love

Fitojnë Struga dhe Shkupi, ndërkohë që ngec Shkëndija në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Skuadra e Shpëtim Duros mposhti 2-0 Tikves dhe tani kryeson kampionatin me 5 pikë mbi Shkëndijën.

Autogoli i portierit Martin Davkov, i dhuroi Strugës avantazhin në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të takimit erdhi edhe goli i qetësisë nga Bunjamin Shabani.

Struga është ngjitur në kuotën e 56 pikëve dhe vijon të marshojë drejt titullit të parë në histori. Shkëndija nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Sileksit. Kuqezinjtë nuk ia dolën të çanin mbrojtjen kundërshtare, duke humbur dy pikë të rëndësishme në garën për kreun e renditjes.

Ndërkohë, Shkupi rigjeti fitoren. Kampionët në fuqi triumfuan 3-0 përballë Bregalnica Stip falë golave të Sunday Adetunji (2x) dhe Freddy Alvarez. Bardhekaltrit nga kryeqyteti renditen në vendin e tretë me 49 pikë.


Top Channel

You may also like