Strategji, është kujtuar vonë për fushatë…

by admin
Spread the love

Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë dy banoret e nominuara për këtë të shtunë në Big Brother VIP Albania. Publiku ka të drejtë të votojë dhe të zgjedhë se cila nga konkurrentet do të vijojë qëndrimin në shtëpinë e Big Brother VIP edhe për disa javë.

Mirëpo, Luiz Ejlli, partneri i Kiara Titos është shprehur se nëse moderatorja del, ai do të dalë menjëherë pas saj. Kjo deklaratë e tij është diskutuar e komentuar shumë në rrjet, ndërsa edhe vetë opinionisti i Big Brother VIP ka pasur një koment për të. I ftuar në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel, Arbër Hajdari tha se kjo është një strategji e Luizit, ndërsa nënvizoi se këngëtari është kujtuar shumë vonë që të bëjë fushatë për Kiarën.

“Shfaqi një strategji të re, në një farë forme edhe agresive si lojë, gjë që ka ftuar edhe banorët e tjerë të përshtaten. Këtë vit banorët bëjnë një lojë më individuale. Nuk jam dakord me deklaratat ekstreme, Luizi duhet të shihte se si e sheh publikun në këtë televotim.

Është po i njëjtti Luizi që para dy javësh thoshte që unë do të fikë dritat e kësaj shpie. Mendoj që Luizi u kujtua shumë vonë që të bëjë fushatë për Kiarën”, tha opinionisti Hajdari.

You may also like