STRASBURG – Metsola: Demokracia evropiane nën sulm

by admin
Spread the love

STRASBURG, 12 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dënoi pretendimet e supozuara për korrupsion në një fjalim para ligjvënësve të BE-së sot në Strasburg, Francë.

“Parlamenti Evropian është nën sulm. Demokracia evropiane është nën sulm”, tha Metsola.

“Armiqtë e demokracisë, për të cilët ekzistenca e këtij parlamenti është një kërcënim, nuk do të ndalen para asgjëje”, shtoi ajo.

“Këta aktorë keqdashës, të lidhur me vendet e treta autokratike, supozohet se kanë armatosur OJQ-të, sindikatat, individët, asistentët dhe anëtarët e Parlamentit Evropian në një përpjekje për të nënshtruar proceset tona”, tha ajo.

“Planet e tyre dashakeqe dështuan”, shtoi ajo.

Metsola tha se ajo është shumë krenare për shërbimet e parlamentit për të lehtësuar hetimet dhe punën me autoritetet belge.

“Gjithmonë do të ketë nga ata, për të cilët, një thes me para ia vlen gjithmonë të rrezikohet”, tha Metsola.

“Ajo që është thelbësore, është që këta njerëz të kuptojnë se do të kapen, se shërbimet tona funksionojnë, dhe se do të përballen me masën e plotë të ligjit, siç ndodhi në këtë rast”, tha ajo.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like