Statovci: Kosova i bashkohet aksionit të vendeve të avancuara si zotim i Samitit për Demokraci

by admin
Spread the love

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se Kosova është njëra nga shtetet më përfituese nga përhapja e demokracisë.

Në pjesëmarrjen në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet për herë të parë në vendin tonë, Statovci ka thënë se Kosova i bashkohet aksionit të vendeve të avancuara si zotim i Samitit për Demokraci, që është mbajtur në ShBA.

“Kosova është njëra nga vendet që ka pësuar shumë nga sistemet që i kanë
cenuar të drejtat dhe liritë themelore e, nga ana tjetër, është njëra nga
vendet që ka përfituar më së shumti nga përhapja e demokracisë”, ka shkruar ajo.

“Andaj, për Kosovën, ky edicion i këtij forumi, ka një rëndësi të dyfishtë, pra jo thjesht dhe vetëm si njëra nga vendet që i bashkohet aksionit të vendeve të avancuara si zotim i Samitit për Demokraci, që është mbajtur në 🇺🇸, por edhe si njëra nga vendet “success story”, se si demokracia dhe paqja rrëzojnë paradigma, sidomos në raport me gratë dhe rolin e tyre në shoqëri”, ka shkruar Statovci në Facebook.

You may also like