Statistikat e Roma-Inter/ Zikaltërit, 2 gola në pjesën e parë pas 645 ditësh

by admin
Spread the love

Interi mori një fitore spektakolare me përmbysje në “Olimpico” përballë Romës me rezultatin 2-4, duke vazhduar kështu marshimin drejt titullit kampion. Ja statistikat e sfidës:

– Kjo është hera e katërt në të gjithë historinë e Serisë A, në të cilën një skuadër arrin të paktën 32 pikë në 12ndeshjet e luajtura në transfertë në një sezon. Në fillimka qenë Interi në 2006-2007, Napoli 2017-2018 dhe Juventusi i sezonit 2018.

– Roma ka koleksionuar 38pikë në këtë kampionat dukeqenë ecuria më negative pas 24 ndeshjesh të luajtura pas sezonit 2012-2013 kur grumbulloi 34 pikë.

– Lorenco Pelegrini është përfshirë në 6 gola në 4 ndeshjet që De Rosi është trajneri i Romës. Asnjë lojtar nuk kabërë më mirë nën drejtimin enjë trajneri në 4 ndeshjet epara. Ka barazuar Perisiçin qëarriti 6 me Spaletin.

– Markus Turam është përfshirënë 9 gola në 12 ndeshje të luajtura në transfertë me 5 goladhe 4 asiste. Vetëm Lautaro(13) dhe Zhiru me 13 kanë bërëmë mirë në transfertë.

– Françesko Açerbi është lojtari i 13-të i historisë së Interit që ka shënuar në ditëlindjen e tij, por më i vjetri.

– Alesandro Bastoni ka rigjetur golin në Serinë A pas 762ditësh pasi të fundit e kishterealizuar në 9 janarin e vitit 2022 kundër Lazios. – Stefan El Sharaui ka shënuar gol në pjesën e parë në SerinëA për herë të parë që nga maji i vitit të kaluar.

– Xhanluka Mançini është lojtari që ka shënuar më shumëgola në 5 sezonet e fundit, por asnjë prej tyre në transfertë.

– Angelino ka shënuar autogolin e parë në 109ndeshjesh në 5 kampionatet më të forta të Europës.

– Interi ka pësuar 2 gola nëpjesën e parë në Serinë A për herë të parë pas 645 ditësh. Hera e fundit ka qenë në 6majin e vitit 2022 kundër Empolit.

– Rik Karsdorp luajti ndeshjene 150-të në të gjitha kompeticionet me fanellën e Romës.

– Nga mbrojtësit që kanëshënuar të paktën të paktën20 gola në 10 vitet e fundit nëSerinë A, vetëm De Silvestri dhe Bonuçi kanë shënuar mëshumë me kokë sesa Açerbi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like