Starton Kategoria e Parë, sfidat Besa-Tomori dhe Dinamo-Oriku live në Oversport

by admin
Spread the love

Do të startojë nesër Kategoria e Parë, një tjetër ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo për tre sezonet e ardhshme. Shumë emra të njohur të futbollit shqiptar militojnë në këtë turne, prandaj është e sigurt që nuk do të mungojë rivaliteti dhe lufta e fortë sportive për tu rikthyer sërish në elitë.

Të gjitha takimet do të luhen në orën 15:00 me përjashtim të sfidës Dinamo-Oriku që do të luhet nesër dhe takimit Lushnja-Burreli, që është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Në ekranin e Oversport ditën e sotme mund të ndiqni live përballjen mes Besës dhe Tomorit, dy skuadrave me shumë traditë dhe histori në futbollin shqiptar. Edhe sfida e së dielës mes Dinamos dhe Orikut do të transmetohet live në kanalet Oversport të platformës Tibo. / Oversport.tv

You may also like