Starton “Abissnet Superiore”! Analiza, komente dhe gjithçka për kampionatin në “TiBO GOL”

by admin
Spread the love

Nga stadiumet më të njohura italiane, në stadiumet e skuadrave të elitës së futbollit shqiptar. Do të nisë nesër edicioni i 84-t i kampionatit shqiptar të futbollit, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport të platformës Tibo.

5 takime në javë, 180 ndeshje në vit të “Abissnet Superiore”, për tre sezonet e ardhshme do të transmetohen në kanalet Oversport të platfomës Tibo.

Kampionati starton në orën 17:00 në “Kukës Arena”, aty ku vendasit e Kukësit do të sfidojnë kampionët në fuqi të Tiranës. Por, festa në Oversport dhe Tibo nis një orë më parë, pasi në orën 16:00 do të marrë jetë emisioni më i ri në platformën tonë: “TIBO GOL”.

Krist Martiro dhe Cindy Marina do të drejtojnë këtë emision live nga “Kukës Arena”, nuk do të mungojnë lidhjet direkte me gazetarët e Oversport, që do të sjellin intervistat e protagonistëve në ekran.

Në komentin e ndeshjes do të jetë Alban Xhihani, i shoqëruar nga dy ish-lojtarët e njohur, Andi Lila dhe Bledi Shkëmbi, që do të analizojnë skuadrat për performacën dhe rendimentin në fushën e blertë.

Nuk do të mungojnë surprizat për shikuesit e shumtë të Oversport dhe Tibo. Shikoni premierën e “TIBO GOL”, shijoni sezonin e ri të “Abissnet Superiore” vetëm në Oversport dhe Tibo.

 

You may also like