STAMBOLL – Mbi 7 200 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg



TURQI, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve si pasojë e tërmeteve shkatërruese përgjatë kufirit turko-sirian ka arritur në mbi 7 200, thanë zyrtarët.

Këto shifra pritet të vazhdojnë të rriten pasi ekipet ndërkombëtare të shpëtimit kanë përshpejtuar përpjekjet mes motit të ftohtë, rrugëve të pakalueshme dhe ndërprerjeve të shërbimeve.

Ministri turk i Shëndetësisë njoftoi sot në mbrëmje se deri më tani, janë raportuar 5 434 të vdekur dhe mbi 31 000 të plagosur.

Në Siri, ku sistemi shëndetësor dhe infrastruktura janë shkatërruar nga 12 vjet luftë, përditësimet mbi numrin e të vdekurve raportohen me vonesë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës së shpëtimit “Helmetat e Bardha”, në Siri, të paktën 1 800 persona kanë vdekur dhe 3 700 të tjerë janë plagosur.

Ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit nga e gjithë bota zbritën në rajon, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provincat më të goditura nga tërmeti në vendin e tij.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakHajdari prezanton Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2030


You may also like