STAMBOLL – Evakuohen 270 persona pas shpërthimit të një zjarri në Turqinë jugperëndimore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 23 qershor /ATSH-DPA/- Mbi 270 persona janë evakuuar pranë një resorti turistik në jugperëndim të Turqisë, pas shpërthimit të një zjarri si rezultat i temperaturave të larta dhe erërave të forta, njoftoi sot ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişçi.

Gjithsej 274 banorë u larguan nga banesat dhe vendet e tyre të punës”, tha Kirişçi për gazetarët në Marmaris, një vend i njohur për turistët, në provincën mesdhetare të Mugla.

“Deri më tani janë dëmtuar afro 3000 hektarë”, tha Kirişçi. Zjarri fillimisht shpërtheu në një park kombëtar në Marmaris.

“Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu njoftoi sot se një person ishte arrestuar në Marmaris, i cili kishte rrëfyer zjarrvënien”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like