STAMBOLL – Blinken: Inkurajuese që Erdogan nënshkroi protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti “inkurajues” faktin që presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka nënshkruar protokollet e pranimit të Suedisë në NATO dhe i ka dërguar ato në Parlamentin turk për ratifikim.

“Është shumë inkurajuese që Erdogan nënshkroi protokollet dhe i dërgoi në Parlament. Turqia e ka këtë angazhim dhe ne presim që (ratifikimi) të vijë së shpejti”, tha Blinken duke folur me gazetarët në aeroportin e Ankarasë përpara se të largohej nga Turqia.

Ndërkohë, Blinken preku edhe çështjen e Gazës.

“Ne po punojmë në të gjitha frontet për pauza humanitare në Gaza, por gjithashtu duhet të ketë progres edhe për lirimin e pengjeve, diçka që është padyshim e rëndësishme për Izraelin”, tha Blinken.

“Ne po punojmë për ndihmën humanitare por edhe për lirimin e pengjeve. Jam i bindur se mund të bëjmë ende shumë dhe se ka shpresë për lirimin e tyre”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan theksoi nevojën për të shpallur një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës gjatë bisedimeve me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Ankara./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like