STAMBOLL – 25 persona humbin jetën nga zjarri në një qendër argëtimi

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 2 prill /ATSH-AA/ – Prefektura e Stambollit njoftoi se 25 persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu në një qendër argëtimi në rinovim, në një ndërtesë 16-katëshe në rajonin Beshiktash.

Zjarri shpërtheu për arsye ende të panjohura ndërsa pas njoftimit në vendngjarje u dërguan ekipet e zjarrfikësve, shëndetësisë dhe policisë.

Ekipet e policisë morën masa përreth në zonë.

Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë me 31 automjete dhe një personel prej 86 personash. Si rezultat i punimeve të ekipeve zjarri u shua.

Në një deklaratë nga prefektura thuhet se zjarri ka shpërthyer gjatë rinovimeve në qendrën e argëtimit e cila ushtron aktivitetin në katin minus 1 dhe minus 2 në ndërtesën me 16 kate që ndodhet në lagjen Gayrettepe.

Pas njoftimit në vendngjarje u dërguan ekipe të shumta të zjarrfikëseve dhe ato shëndetësore./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like