Stadiumi “Air Albania” mirëpret sfidat europiane të Tiranës dhe Partizanit

by admin
Spread the love

Stadiumi “Air Albania” është zyrtarisht gati për të pritur dy sfidat kualifikuese të klubeve shqiptare që garojnë në kompeticionet europiane, Tirana dhe Partizani.

Federata Shqiptare e Futbollit është kujdesur që fusha e stadiumit “Air Albania” të jetë në gjendje optimale për këto dy ndeshje të rëndësishme.

Ditën e nesërme, më 12 korrik ekipi i Tiranës do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Dudelanzhit, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa edhe Partizani do të luajë dy ditë më pas sfidën e kthimit ndaj Saburtalo, e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League, sfidë që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Tirana u mund në sfidën e parë në transfertë me shifrat 0-1, teksa Partizani ia doli të merrte një rezultat pozitiv në transfertën gjeorgjiane. / Oversport.tv

You may also like