S’prishesh me Amerikën për do gypa, po tani nuk të thirr në Samitin e Demokracisë

by admin
Spread the love

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shfaqur përplot kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, për të cilin vlerëson se po dëmton raportet me Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin tha se për këtë, është dëshmi mosftesa e SHBA-ve ndaj Kurtit për të qenë pjesë e Samitit të Demokracisë, njofton Klankosova.tv.

”Pa mbrri tek Amerika, ne sot kemi në pikën më të ulët raportet me Shqipërinë”.

”Hiç pa shku ma larg. Dhe raportet me Shqipërinë do duhej të ishin një prej natyrshmërive të cilës do qeveri pavarësisht se kush është në pushtet. Por, natyrisht që raportet me Shqipërinë fillojnë e prishen, kur në momentin kur si kryeministër merr besimin e qytetarëve për të qeverisë vendin shkon në Shqipëri dhe bënë fushatë zgjedhore kundër qeverisë aktuale shqiptare dhe normal ajo shkakton çarje”.

”Shqetësimin kryesor ne e kemi me politikën e jashtme. Kosova politikën e jashtme ende e ka si me pas të suspendume. Ne s’kemi ambassador në një numër të madh të shteteve duke fillu prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

”Dhe ti s’mundesh me prit pastaj një sjellje favorizuese as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ti e ki njëlloj injorimi konsistent si në opozitë si në pushtet ndaj tyre kur thu që ‘’s’prishemi me Amerikën për do gypa””.

”Po s’prishesh ti me Amerikën për do gypa por tani ai nuk të thirr në Samitin e Demokracisë dhe s’ki nevojë me u çudit pastaj pse s’tka thir në Samit të Demokracisë. Është bërë mirë që e kemi marrë ftesën dhe kam besu që ftesa do të vjen, por është mesazhi i mosftesës. Dhe këtë mesazh duhet ta lexojë Kurti edhe presidentja”.

 

Lexo lajme interesante

You may also like