Spiunonte për Rusinë, arrestohet ish-oficeri gjerman

by admin
Spread the love

Gjermania ka paditur një ish-oficer të forcave rezervë me akuzën e spiunimit për Rusinë, tha sot Prokurori Publik Federal (GBA).

Ralph G., emri i familjes së të cilit nuk mund të zbulohet plotësisht sipas ligjeve të privatësisë, u dha agjentëve rusë “dokumente dhe informacione të shumta” në lidhje me ushtrinë gjermane nga tetori 2014 deri në mars 2020, tha prokurorja gjermane Ines Peterson.

GBA akuzon gjithashtu të dyshuarin, i cili ishte zëvendës komandant i një skuadre si dhe anëtar i një numri komitetesh ekonomike, se u kishte dhënë agjentëve rusë informacione në lidhje me ndikimin mbi kompanitë gjermane të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për aneksimin e Krimesë nga Ukrainë, raporton The Guardian.

Ai gjithashtu dha informacion për Nord Stream 2, tubacionin në pronësi të gjigantit rus të gazit Gazprom dhe të cilin Gjermania e ndaloi në shkurt pasi Rusia pushtoi Ukrainën, tha prokurori.

Prokurori tha se Ralph G. u kishte dhënë agjentëve rusë informacione për forcën rezervë të Gjermanisë dhe mbrojtjen civile. Nëpërmjet tij, shërbimi sekret rus mori gjithashtu detaje personale dhe kontakti të oficerëve të rangut të lartë në ushtri dhe menaxherëve të shquar të korporatave, tha prokurori.

I dyshuari akuzohet gjithashtu se ka ndihmuar drejtuesit rusë të kuptojnë politikat e mbrojtjes së SHBA me partnerët e saj në aleancën ushtarake të NATO-s, tha prokurori.

You may also like